Drejtori i Policisë, Hoxha vizitoi policët e plagosur në operacionin ndaj grabitësve të argjendarisë në Suharekë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë, sot në orët e paradites kanë vizituar policin e plagosur dhe atë të lënduar, të cilët intervenuan në parandalim të grabitjes së armatosur, të ndodhur me 22.11.2023 në Suharekë

Po ashtu në orët e pasdites, drejtori Hoxha vizitoi në SHSKUK edhe zyrtarin policor, i cili u plagos sot, gjatë realizimit të operacionit policor për identifikim dhe arrestim të grabitësve të rastit në Suharekë.

Plagosja e zyrtarit ka ndodhë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri drejt policisë nga njëri prej grabitësve.

Drejtori Hoxha, fillimisht iu dëshiroi shërim të shpejtë zyrtarëve policorë dhe njëherësh i falënderoi ata për punën, guximin dhe përkushtimin e vazhdueshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi