Donald Trump mund të ndalojë pranimin e studentëve të huaj në disa universitete në SHBA nëse vlerësohet se ato institucione “mbështesin tepër Hamasin”, raporton Axios.
Administrata e Trumpit, përmes Departamentit të Shtetit që do të udhëhiqet nga Marco Rubio (në rast të një fitoreje në zgjedhje), planifikon të shqyrtojë nëse ka një përqindje të lartë të studentëve të huaj “pro-Hamas” në universitete të caktuara. Nëse konstatohet një “rrezik i tillë”, do të ndërmerren hapa për t’i ndaluar këtyre universiteteve të sjellin më studentë të huaj.
Kjo nismë lidhet me politikën që promovon Rubio, për dëbime masive të studentëve që kanë marrë pjesë në protesta kundër luftës në Gaza. Ai ka deklaruar se studentët me viza F-1 mund të dëbohen bazuar në vendimin e Departamentit të Shtetit – pavarësisht se Kushtetuta amerikane garanton lirinë e shprehjes dhe të protestës paqësore.
Trumpi dhe ekipi i tij kanë identifikuar edhe një program federal që u jep universiteteve licencë për të pranuar studentë ndërkombëtarë, të cilin mund ta pezullojnë në rast të keqpërdorimit – si për shembull nëse studentët qëndrojnë në SHBA ilegalisht.
Vlen të theksohet se shumë procese deportimi janë aktualisht të pezulluara për shkak të padive ligjore kundër administratës Trump.