“Do ta kemi një të ardhme të mirë”, transkripti i plotë i bisedës telefonike Thaçi – Clinton më 1999

Një marrëveshje për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte nënshkruar dhe forcat serbe ishin tërhequr nga vendi pas fushatës bombarduese të NATO-s.

Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton ndodhej në Köln të Gjermanisë për një samit të G-8 më 20 qershor 1999 dhe nga dhoma e tij në hotelin Hayatt do ta telefononte liderin e UÇK-së, Hashim Thaçin.

Një regjistër presidencial tregon transkriptin e bisedës telefonike të Thaçit me Clintonin.

asi mori urimet nga Clinton, Thaçi i thoshte atij se suksesi ishte i përbashkët. Ndërsa presidenti amerikan i premtonte bashkëpunim, siguri, polici, vetëqeverisje të vërtetë, lideri i UÇK-së, në anën tjetër, i garantonte se do t’i respektonin të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Kjo e fundit i kishte pëlqyer shumë Clintonit, i cili i thoshte se e ardhmja do të ishte e mirë.

Në bisedë përmendej edhe Sllobodan Millosheviqi, kthimi i refugjatëve në Kosovë, rindërtimi, krijimi i një shoqërie civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira.

Kategoritë
LajmeVendi