Dinari në Kosovë pas 1 shkurtit, Stojanoviq: S’kemi informata të mjaftueshme as nga Prishtina as nga Beogradi

Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe thotë se njerëzit “me të drejtë janë të shqetësuar, sepse nuk kanë informacion të mjaftueshëm as nga Prishtina e as nga Beogradi” rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila e “sanksionon” euron si valutën e vetme në Kosovë, ndërsa përjashton pagesat me dinarë.

“Ka spekulime se ndoshta Posta e Serbisë do të kërkojë licencë në Bankën Qendrore të Kosovës për të bërë diçka. Por ne nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë apo jo. Do të ishte mirë që ata që janë vendimmarrës ta sqarojnë, të dalin e t’u thonë njerëzve – tani kjo ose ajo do të ndodhë dhe njerëzit duhet të jenë të gatshëm për këtë” tha Stojanović për Zërin e Amerikës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi