Dështoi përpjekja e parë për fluturim në hapësirë nga Evropa: Raketa gjermane shpërtheu pas nisjes

Një raketë testuese gjermane për lëshimin e satelitëve nga Evropa shpërtheu 40 sekonda pas ngritjes nga qendra hapësinore në Norvegji.

Kompania private gjermane Isar Aerospace njoftoi se ky ishte një test fillestar.

Raketa Spectrum përfaqësonte përpjekjen e parë për të arritur në orbitë nga territori evropian. Disa vende, përfshirë Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, janë të interesuara të marrin pjesë në tregun gjithnjë në rritje të misioneve hapësinore komerciale.

Isar Aerospace kishte paralajmëruar më herët se fluturimi mund të përfundonte para kohe, por pas nisjes deklaroi se testi ka sjellë të dhëna shumë të vlefshme për ekipin e saj.

Raketa Spectrum, e cila u lëshua nga qendra hapësinore Arctic Andøya, është projektuar për të transportuar satelitë të vegjël dhe të mesëm me peshë deri në një ton. Gjatë fluturimit të saj të parë nuk mbante asnjë ngarkesë.

 

Kategoritë
BotaLajme