Deri në 3 euro një hamburger, ‘fluturon’ çmimi i ushqimeve të shpejta

Çmimet e ushqimeve të shpejta po shënojnë rritje vazhdimisht në vendin tonë. Derisa në vitin 2019 një hamburger ka kushtuar 0.50 centë, tani çmimi mesatarisht shkon 2 deri 3 euro në Prishtinë.

Ngritje të çmimeve vërehen edhe në shumë “fast food” të tjerë si doner, hot dog, tost, pica etj,. Qytetarët vlerësojnë se çmimi që paguajnë për këto ushqime, nuk e arsyeton as gjysmën e produktit. Ndërkaq, nga Shoqata e Gastronomëve thonë se kjo situatë varion nga rritja e çmimit të produktit bazik dhe si pasojë e inflacionit.Kurse, Shoqata “Konsumatori” hedhë poshtë këto arsyetime.
Qytetari nga Prishtina, Avni Berisha thotë se konsumimi i ushqimeve të shpejta është bërë trend, derisa shton se gjatë vitit të kaluar një picë e vogël ka kushtuar 1 euro e gjysmë, kurse tani çmimi ka hipur deri në 2 euro e gjysmë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi