

Shefqet Riza, babai i policit të vrarë Triumf Riza, për të cilin sot u dënua me 25 vjet burgim Enver Sekiraqa është shprehur i pakënaqur me vendimin e gjykatës.
Ai tha se ky proces gjyqësor ka zgjatur më së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës, rreth 17 vjet.
Shefqet Riza tutje në një deklaratë para mediave tha se vendimi për burgim prej 25 vjet është i ultë pasi sipas tij Enver Sekiraqa është nxitësi kryesor i vrasjes.
“Hitleri se ka vra askënd…, po Hitleri i ka nxit tjerët me bo krime kundër njerëzimit…”, tha ai.
Sipas tij, Sekiraqa është fajtori kryesor dhe është dashur të merr gjykimin e merituar.
“Po çka me bo, këto gjykata i kemi na…”, tha ai. Sipas tij, Gjykata e Apelit i ka krijuar problemet duke e kthyer procesin për gjoja çështje procedurale. /Telegrafi/
