Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra pak para seancës konsituive të Kuvendit të Kosovës tha se përfaqësuesit publikë duhet të mësohen që aktgjykimet e tilla as të mos vihen në dilemë, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se sot do të marrin pjesë në votim, duke paralajmëruar votë kundër Albulena Haxhiut.
“Kosova sot ka probleme shumëfish më të mëdha se a do të zgjidhet apo jo Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit. PDK-ja ka refuzuar të bëhet shkelëse e Kushtetutës. Ne do ta respektojmë aktgjykimin, do të votojmë kundër Albulena Haxhiut”, tha ajo.