Zyrtari İzraelit duket se kanë prekur fundin prej kohësh, por ministri i financave të këtij vendi Bezalel Smotrich përsëri ka tronditur me një deklaratë që lidhet me situatën në Gaza.
Në një konferencë për shtyp, Smotrich foli për ndihmën humanitare që po dërgohet në Gaza dhe tha se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër.
“Ne nuk mundemi, në realitetin global aktual, të drejtojmë një luftë. Askush nuk do të na lejojë që dy milion civilë të vdesin nga uria, edhe pse do të ishte e justifikuar dhe morale derisa të kthehen pengjet tona. Humanitare për humanitare është e justifikuar moralisht, por çfarë mund të bëjmë? Ne sot jetojmë në një realitet të caktuar, na duhet legjitimiteti ndërkombëtar për këtë luftë,” tha Smotrich.
Ai gjithashtu tha se Izraeli duhet të kthejë kontrollin e plotë mbi të gjithë Rripin e Gazës dhe tha se nuk ndan të njëjtin qëndrim që mbron ministri i mbrojtjes Yoav Gallant.
“Masakra e 7 tetorit 2023 nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Izraeli nuk do të ishte të