Danezët kundërpërgjigjen amerikanëve – kryeministrja Mette Frederiksen paralajmëron vizitë në Grenlandë dhe forcim të marrëdhënieve

Një ditë pasi nënkryetari i ShBA-së JD Vance vizitoi Grenlandën, kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen ka paralajmëruar një vizitë në ishull nga data 2 deri më 4 prill.

Siç u theksua, ajo do të diskutojë për bashkëpunim më të thellë mes Grenlandës dhe Danimarkës, veçanërisht në rrethanat komplekse gjeopolitike të ditëve të sotme dhe përballë pretendimeve të administratës së re amerikane ndaj këtij ishulli.

“Jam e gëzuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të besueshëm mes Grenlandës dhe Danimarkës, së bashku me Jens-Frederik Nielsen dhe pjesën tjetër të qeverisë së Grenlandës. Grenlanda sapo ka kaluar një proces të mirë demokratik dhe ka formuar një qeveri të gjerë. Për mua është e rëndësishme që ta vizitoj sa më parë dhe të përshëndes kryetarin e ardhshëm të qeverisë së Grenlandës,” u shpreh kryeministrja Mette Frederiksen.

As që mund të ishte më e qartë
Vance përjeton një katastrofë në Grenlandë: Udhëtim madhështor dyorësh dhe fjalim “në stilin e Putinit”

Frederiksen shtoi gjithashtu se ajo e respekton mënyrën se si banorët e Grenlandës po përballen me situatën aktuale.

“Kam respektin më të thellë për mënyrën si populli grenlandez dhe politikanët e Grenlandës po përballen me presionin e madh mbi ishullin. Kjo është një situatë që kërkon unitet mes partive politike – në të gjitha vendet e Commonwealth-it – dhe bashkëpunim me respekt dhe në mënyrë të barabartë,” deklaroi Frederiksen.

 

Kategoritë
BotaLajme