BQK-ja e “rehaton” ish-këshilltarin e Kurtit: Emërohet zëvendësguvernator

Milot Cakaj sot është emëruar sot zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.

Pasi kishte ardhur në pushtet, kryeministri Albin Kurti e kishte angazhuar Cakajn në kabinetin e tij, duke e emëruar si këshilltar politik më 20 mars të vitit 2020.

Asokohe në njoftimin e Qeverisë për emërimin e Cakaj, këshilltarë i Kurtit, ishte thënë se vjen nga sektori bankar si specialist i modelimit të portfolive kreditore.

“Milot Cakaj u lind më 01.09.1974. Në pozitën e këshilltarit politik të Kryeministrit, vjen nga banka Raiffeisen në Kosovë, ku ishte specialist i modelimit të portfoliove kreditore, me rreth 7 vjet përvojë pune”, thuhej në njoftim.

Poashtu Kurti e Cakaj dikur kishin qenë bashkëveprimtarë në zyrën e Adem Demaçiqit.

BQK-ja njoftoi sot se pas një mbledhjeje, Cakaj u emërua si zëvendës i guvernatorit, së bashku me Neserin Shilekun. Ata, siç njoftoi BQK, “do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes
Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme”.

BQK tha se “përzgjedhja është bërë sipas kërkesave të Ligjit të BQK-së përmes një procesi konkurrues dhe meritor, me propozim të Guvernatorit”.

Me përfundimin e këtij procesi, BQK tha se tashmë janë plotësuar të gjitha strukturat vendimmarrëse të BQK-së të përcaktuara në Ligjin e BQK-së dhe Strukturën Organizative.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi