Borrell: Ka pengesë me Kosovës dhe Serbisë, por anëtarësimi në BE do ndikohet nga Ukraina

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në prag të nisjes së mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, ka thënë se ndonëse ekzistojnë disa pengesa në rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, hapja e negociatave për Ukrainën do të dinamizojë procesin e integrimeve evropiane të rajonit.

Shefi i diplomacisë evropiane, në një prononcim para gazetarëve të hënën, ka theksuar se ekziston një pengesë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, porse sipas tij, dinamika që do të krijohet pas hapjes së negociatave mes BE-së dhe Ukrainës do të ndikojë tek të vendet tjera kandidate që presin anëtarësimin.

“Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave për Ukrainën. Kjo do të shkaktojë një ortek të vendeve të tjera që duan të anëtarësohen. Ka një pengesë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por dinamika që do të iniciojë Ukraina do të ndikojë në të gjithë vendet kandidate që aktualisht presin radhën e tyre në procesin e negociatave”, ka thënë Borrell.

Kryediplomati evropian të hënën do të presë në kryqendren evropiane në Belgjikë ministrat e Jashtëm të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të adresohen sfidat aktuale gjeopolitike dhe procesi i zgjerimit, posaçërisht nën trysninë e ngjarjeve të fundit që kanë dëshmuar se paqja në rajon është akoma e brishtë.Tema kryesore pritet të jetë e ardhmja e politikës së zgjerimit të BE-së. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – synojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në faza të ndryshme, ndërsa plani i rritjes së BE-së për rajonin përfshin investime prej 6 miliardë euro dhe akses në tregun e brendshëm evropian në fusha të caktuara. /AP
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi