Bislimi takohet me ambasadorin britanik, flasin për situatën e sigurinë në veri

Bislimi takohet me ambasadorin britanik, flasin për situatën e sigurinë në veri

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuyar ZKM-ja.

“Në takim u bisedua mbi situatën e sigurisë në vend, e ku u theksua dhe kontributi i kontingjentit britanik brenda KFOR-it. Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin Abbott dhe mbi takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve dhe procesin e dialogut”.

Ai theksoi se Republika e Kosovës vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke”, thuhet në njoftim.

“Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë një miqësi e partneritet të fuqishëm. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për takimin e frytshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”, përmbyllet njoftimi.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova