Bislimi: Pyeteni Lajcakun pse nuk i ka qëndruar besnik deklarimit për draftin e Asociacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë që pyetja se pse nuk i ka qëndruar besnik qëndrimit të tij për shkrimin e draftit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duhet t’i drejtohet emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Ju keni konstatime në media që Lajçaku që thotë që “kurrë BE-ja nuk do ta shkruaj draftin por është detyrë e Kosovës kur të vijë momenti’, pyetjen duhet t’i drejtoni Lajçakut, pse ai nuk i ka qëndruar besnik këtij konstatimi që e ka nxjerrë në media” – ka thënë Bislimi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi