Biden: Do të vazhdoj të punoj për t’i dhënë fund luftës në Gaza

“Do të vazhdoj të punoj ngushtë me izraelitët dhe palestinezët se si mund t’i japim fund luftës në Gaza”, tha presidenti amerikan, Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden premtoi se “do të vazhdojë të punojë ngushtë me izraelitët dhe palestinezët për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës”, transmeton Anadolu.

Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale dhe në vend të tij e emëroi Kamala Harrisin, mori pjesë me telefon në takimin zgjedhor të mbajtur nga Harris në Delaware.

Duke përsëritur mbështetjen e tij për Harrisin, Biden foli edhe për situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe Gaza.

“Do të vazhdoj të punoj ngushtë me izraelitët dhe palestinezët se si mund t’i japim fund luftës në Gaza, të arrijmë paqen në Lindjen e Mesme dhe të sigurojmë që të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi”, tha Biden.

Mediat izraelite dhe amerikane raportuan se ende është e paqartë nëse Bideni, i cili është i infektuar me COVID-19, do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili erdh në Washington.

Kategoritë
BotaLajme