Bajqinovci: Kurti punon shumë, e kam parë që shkon në ora dy të natës në shtëpi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thurrur laved të shumta ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti.

Bajqinovci ka thënë se Albin Kurti po punon shumë, duke mos shkuar në shtëpi deri në orët e vona të natës.

“Po e them një detaj që unë e di se diku rreth orës 2 të natës Albin Kurti shkon në shtëpi, këtë e kam parë vet personalisht”, ka thënë Bajqinovci në Kanal 10.

Ai pret që Vetëvendosje të shpallet fituese e padiskutushme edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat sipas tij do të mbahen në fund të këtij viti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi