Avioni u nis për në Tel Aviv dhe bëri një ulje të paplanifikuar në Qipro, ekuipazhi dyshohet se refuzoi të fluturonte për në Izrael

Fluturimi i Lufthansas nga Mynihu në Tel Aviv u ul në Qipro dhe sipas informacioneve, ekuipazhi nuk pranoi të fluturonte për në Izrael.

Sipas raportimeve, linja ajrore fillimisht informoi pasagjerët se avioni do të ulej në Qipro për “arsye teknike” dhe më pas do të vendosej nëse fluturimi do të vazhdonte.

Menjëherë pas uljes, u njoftua se avioni do të kthehej në Gjermani.

Pasagjerëve iu tha se mund të zbrisnin në Qipro nëse dëshironin, por bagazhi i tyre do të mbetej në aeroplan dhe do të ktheheshin në Gjermani.

Linja ajrore tha për Channel 12 se avioni u ul në Qipro “si një masë paraprake për shkak të aktiviteteve të sigurisë”.

Turkish Airlines, kompania greke Aegean Airlines, Ethiopian Air dhe libaneze Middle East Airlines kanë anuluar më parë disa fluturime për shkak të uljes në Bejrut.

Kategoritë
BotaLajme