Arrestohet serbi në Prizren, tentoi ta korruptojë me 5 euro policin

Një serb në Prizren tentoi t’i korruptojë me 5 euro zyrtarët policorë të Kosovës.

Rasti ndodhi gjatë ditës së djeshme, kur policia ndaloi një kamion me targa serbe shkaku i shkeljes në trafik(tejkalimi i shpejtësisë së lejuar), shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, i njëjti është arrestuar nga policia dhe është proceduar më tej për veprën penale të dyshuar: Dhënie ryshfeti.

Kjo është komunikata e plotë, pa ndërhyrje e policisë së Kosovës:

Prizren, 17 Janar 2024

Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30 një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove.

I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit Kujdestarë të njëjtit I është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 ore.

Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” Neni 422 I Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi