Armatimi në Zveçan, Kraki: Edhe armë bërthamore me gjetë n’veri, këta kurrë s’kanë me ndalë mbështetjen për Listën Serbe

Deputeti  nga koalicionin VV-Lista “Guxo”, Nezir Kraki ka komentuar rastin në Zveçan, ku policia ka kapur municion të armatimit, që i takojnë të dyshuarit për sulmin terrorist serb në Banjska të Zveçanit në shtatorin e 2023 e ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Kraki ka hedhur akuza ndaj Valon Sylës.

“Mbreme ne Pressing / Zona Express, Valon Syla tha qe rreziku per Kosoven nuk vjen nga Serbia as nga lista serbe por nga Vetvendosja.  Edhe arme berthamore me gjet n’veri, keta kurre s’kane me ndale mbeshtetjen per listen serbe. Bravo Kosoves shtet qe po deshmon çdo dite se ky vend nuk eshte me i bandave as n’Mitrovice, as n’Prishtine”, ka shkruar në facebook Kraki.

Kategoritë
LajmeVendi