Ardian Hajdaraj bëhet kryetari i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka zgjedhur sot në mënyrë unanime kryetarin e ri Ardian Hajdaraj.

Në mbledhjen e sotme të KPK-së e zgjodhi edhe zëvendëskryesuesen e re e KPK-së, Jehona Grantolli

“Rrjedhimisht, Hajdaraj dhe Grantolli janë zgjedhur me mandat dyvjeçar, kurse  zgjedhjes së tyre u ka paraprirë hapja e thirrjes publike më 15 janar 2024 për nominimin e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial”.

“Më pastaj, anëtarët e Këshillit, votuan edhe për zgjedhjen e kryesuesve dhe anëtarëve të rinj të Komisioneve të Përhershme të KPK-së, me ç’rast me votim unanim u zgjodhën Jetish Maloku në pozitën e Kryesuesit të Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe Veton Shabani në pozitën e Kryesuesit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi