Analisti politik, Arbnor Sadiku thotë se koalicioni i bërë nga AAK dhe Nisma, është një koalicion i cili synon ta kaloj pragun zgjedhor dhe asgjë më shumë.
Sadiku në një prononcim për Gazeta Blic, tha se edhe nëse e kalojnë pragun zgjedhor, në bazë të sondazheve të deritanishme, AAK dhe Nisma mund t’i marrin diku afër 10 deputet.“Ky është koalicion i cili synon të kaloj pragun zgjedhor, dhe asgjë më shumë, nëse kalojnë këtë prag AAK-Nisma them se numri deputeteve ne bazë sondazheve të deritanishme, mund ti merr diku nga 8 deri në 10 deputet”, tha Sadiku për Gazeta Blic.