Angılı u takua me Saniye Türbedar, një anëtare e familjes Hacı Ali Bey nga Buhara, i cili u emërua Türbedar në vitin 1854 me statutin e Sulltan Abdulmexhid Hanit
Ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı ka vizituar varrin e Sulltan Muratit l (Murat Hüdavendigar) i njohur si Çlirimtari i Ballkanit, në Obiliq afër Prishtinës, raporton Anadolu.
Këtu, Angılı u takua me Saniye Türbedar, një anëtare e familjes Hacı Ali Bey nga Buhara, i cili u emërua Türbedar në vitin 1854 me statutin e Sulltan Abdulmexhid Hanit.
Në deklaratën e tij për Anadolu, Angılı tha se ata e shohin familjen Türbedar si përfaqësuesit e sotëm të Perandorisë Osmane e cila i bëri këto toka shtëpi të turqve dhe muslimanëve.
Angılı shprehu mirënjohjen e tij për familjen Türbedar që nuk e lanë kurrë varrin vetëm apo pa mbikëqyrje.
“Falë tezes sonë Saniye dhe vajzës së saj, me mbështetjen e Presidencës sonë të Çështjeve Fetare, ata shkuan në Umre. Prej aty u lutën për Sulltan Murad Han, i cili ra dëshmor në Kosovë dhe hapi dyert e këtyre trojeve dhe për Republikën e Türkiyes. Ne gjithmonë përpiqemi të mos e lëmë vetëm sepse kjo është detyra jonë”, tha ambasadori.
Türbedar deklaroi se ata e mirëmbajtën varrin me mbështetjen e dhënë nga institucionet turke duke shtuar se “Nëse Türkiye është gjallë edhe ne jemi gjallë këtu. Nëse do të vini, ne jemi të fortë këtu”.
Angılı gjatë vizitës së tij u shoqërua nga këshilltari i Shërbimeve Fetare të Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë, Bünyamin Albayrak.
Organet e brendshme të Sulltan Muratit I, i cili u godit me thikë dhe ra dëshmor nga ushtari serb Millosh Obiliqi gjatë vizitës në fushën e betejës pas Luftës së Parë të Kosovës, u varrosën në fshatin Mazgit të Obiliqit, që gjendet në kilometrin e 6 të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë. Varri i tij u ndërtua në fund të shekullit të 14-të. Ndërsa, në formën aktuale të tij, varri u restaurua nga TIKA dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare të Türkiyes.
