Ambasadori amerikan i shkon në zyre presidentes Osmani, diskutojnë për dialogun dhe sigurinë në vend

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey Hovenier

Presidenca ka njoftuar se presidentja Osmani me Hovenier ka biseduar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi