Aksidentohet një veturë në Malishevë, kalimtarët arrijnë ta nxjerrin shoferin nga vendi ku ra

Aksidentohet një veturë në Malishevë, kalimtarët arrijnë ta nxjerrin shoferin nga vendi ku ra

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe para pak minutash në dalje të Malishevës.

Në pamjet e publikuara shihet se shoferi i veturës ka devijuar nga rruga, për shkaqe akoma të panjohura.

Kalimtarët e rastit janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë, ku në mesin e tyre ka rastisur edhe një doktor. Mes vështirësive si pasojë e dëmeve të veturës, qytetarë kanë arritur ta nxjerrin shoferin nga vendi ku kishte ngecur, e më pas i është ofruar ndihma.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova