Aeroporti ‘Adem Jashari’ thyen rekord: Mbi gjysmë milioni pasagjerë për një muaj

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka hyrë në histori duke pritur mbi 500 mijë pasagjerë brenda vetëm një muaji. Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha të këtij institucioni, përcjell Gazeta Metro.

Ky sukses shihet si dëshmi e rritjes së kapaciteteve dhe e besimit që udhëtarët po i japin aeroportit të kryeqytetit, duke e kthyer atë në një nyje të rëndësishme të udhëtimeve ajrore në rajon./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi