Abrashi: Nëse krijohet situatë për të shkuar në zgjedhje, jemi të gatshëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar pas kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Ai e ka konsideruar këtë kërkesë si të pavërtetë, pasi sipas tij, partitë opozitare nuk kanë marrë asnjë hap për realizimin e këtij qëllimi.

Partitë opozitare kanë thënë se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor, deri sa zgjedhjet e rregullta pritet të mbahen në 2025.

Abrashi duke u bazuar në matjet e fundit të opinionit publik tregojnë rritje të përkrahjes për partinë ku bën pjesë, prandaj siç thotë ai, “opozita s’e ka pernime me atë kërkesë.

“Për VV-në nuk ka rëndësi. Nëse krijohet situatë për të shkuar në zgjedhje, jemi të gatshëm – por duke marrë parasysh se në fillim të vitit patëm lajme shumë të mira, kur ia shtojmë faktin edhe matjen e opinionit publik në dhjetor që tregoi se si qëndron puna, ku Qeveria aktuale doli me një përkrahje të paprecedentë”, është shprehur Abrashi.

Abrashi gjithashtu ka thënë se nëse ka iniciativë konkrete nga opozita për zgjedhje të parakohshme, VV është e gatshme të ulen dhe të flasin.

Deputeti i VV-së ka këmbëngulur se Kuvendi është duke punuar mjaft mirë, pavarësisht kritikave. Thotë se s’janë miratuar asnjëherë më shumë ligje në historinë e parlamentarizmit në Kosovë.

“Kuvendi ka miratuar mbi 218 ligje dhe ende po vazhdojmë. Në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, s’janë miratuar kaq shumë. Por po vuhet theksi te ngjarjet e parëndësishme, te politikat ditore, por rezultatet pozitive të institucioneve tona duhet të tregohen”, ka theksuar Abrashi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi