Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës: Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i Kuvendit të Kosovës, tha se kjo është fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.

Abdixhiku tha se aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë.

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, shkroi në Facebook, Abdixhiku,

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi