Abdixhiku nga takimi me Ramën dhe kandidatët për asamble: Ide të reja, përkushtim i njejtë, një qëllim -Kryeqyteti të vazhdojë mbarë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi i parë i punës me Përparim Ramën dhe 56 kandidatët e LDK-së për asamble komunale të Prishtinës.

“Me ekipin fitues të Prishtinës, me Përparimin dhe 56 kandidatët e LDK-së për asamble komunale në takimin e parë të punës”, ka shkruar Abdixhiku krahas pamjeve.

“Ide të reja, përkushtim i njejtë, një qëllim veç, Kryeqyteti të vazhdojë rrugëtimin e mbarë drejt punës e larg popullizmit. Le të fitojmë! #prishtinapertej”, është shprehur ai.

Kategoritë
LajmeVendi