A u tentua manipulimi i vrasjes së 18-vjeçarit nga Policia në Podujevë? – Ish-eprori policor ia bënë një analizë rastit

Ish eprori policor, Rrahman Sylejmani, në emisionin “Pressing” të T7 ka bërë një analizë se është tentuar të manipulohet rasti i vrasjes së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu.

“Derisa është iniciuar një hetim nga IPK, aty duhet të zbardhet çdo kontakt, si e kanë pranu informacionin e parë, nga kush, sepse ai hetim do të hyjë shumë thellë edhe brenda Policisë. Sepse mund të jetë një supozim i tillë, ndoshta është shumë e saktë çka po thotë Parim Olluri, por pa u provuar një teori e tillë, nuk besoj që munden me u lëshu zyrtarët policorë që me lëshu deri në atë masë që me dhënë favore. Praktika na ka tregu që fëmijët e biznesmenëve i kanë grushtu policët, i kanë sulmu dhe kanë qenë në gjendje me ndiku jo vetëm në inicim të rastit në polici por deri në instancat më të larta të sistemit të drejtësisë”, tha ai.

“Kur e kanë pranu informatën, e kanë raportu në raportin 24 orësh. Ata e kanë një shef ndërrimi, gjithë ato komunikime që bëhen, por aty vetë fakti që e kanë shënuar në raport, unë u habita qysh therje me thikë, ku e gjetën atë thikë. Tani në Gjykatë e dëgjova versionin se qysh janë deklaru ata, gjoja se paska qenë një incident në afërsi, pastaj ky është incidenti i dytë, që unë nuk i besoj. Tash po thonë që thika është gjetur gjoja te trupi i viktimës, që është gjetur pa vetëdije. Edhe ai fëmija tjetër është fmijë i një biznesmeni që kish një autosallon. Podujeva është një qytezë, ku secili e njeh secilin dhe është terren më i përshtatshëm për me pasë ndikim nashta te zyrtarët policorë, me pasë favore. Por me qenë ajo e vërtetë dhe me u provu, IPK do t’i shoshitë sepse ajo e shkatërron organizatën dhe krejt sukseset e aktivitetet që ndërmirren gjithandej dhe bjen në hije të keqe”, tha ai.

“Te policia, një raport i tillë që ka përfunduar si therje me thikë, lë për të dëshiruar. Qysh therje me thikë, thika ka mundur të gjendet edhe te dora e te koka, por ai është një mjet që është gjetur në vendin e krimit dhe ai duhet të ekzaminohet me dit kujt i takon, qysh ka ardhë aty”, shtoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi