A po përgatiten SHBA-të për sulm ndaj Iranit: Pamjet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Pamjet e reja satelitore konfirmojnë praninë e bombarduesve të padukshëm “stealth” të forcave ajrore amerikane B-2 “Spirit” në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian.

Sipas pamjeve komerciale të Planet Labs, të ndara nga Qendra e Vëzhgimit Indo-Paqësor, tre bombardues B-2 duken qartë në pistën e ishullit Diego Garcia.

Fotoja gjithashtu tregon të paktën shtatë avionë furnizues me karburant në ajër KC-135 “Stratotanker”.

Po ashtu, sipas informacioneve të disponueshme, në këtë bazë mund të jenë vendosur edhe katër bombardues të tjerë në strehimore të mbrojtura për avionë.

Nga Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së nuk ka pasur konfirmim për grumbullimin e aviacionit strategjik.

Kategoritë
BotaLajme