59 të vdekur në trafik për shtatë muaj në rrugët e Kosovës

Në një apel për pjesëmarrësit në trafik, Policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vixhilentë në komunikacion dhe të shmangin aksidentet të cilat shpesh po rezultojnë me fatalitet.

Në këto shifra nuk janë llogaritur edhe aksidentet e muajit gusht.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike”, thuhet në apelin e Policisë.

Mëngjes e së mërkurës një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Korroticë të Drenasit. Njoftohet se i njëjti ka humbur kontrollin mbi veturën.

Kategoritë
LajmeVendi