

Kategoritë
Sport

Portieri 40-vjeçar i Kepit të Gjelbër, Vozinha, tërhoqi vëmendjen me pritjet e tij spektakolare kundër Spanjës dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.Në ndeshjen e javës së parë të Grupit H të 2026 FIFA World Cup, Spanja dhe Kepi i Gjelbër u përballën në qytetin e Atlanta.Takimi, i drejtuar nga arbitri jordanez Adham Makhadmeh, përfundoi pa fitues, me rezultatin 0:0.Përfaqësuesja e Kepit të Gjelbër, e cila po merr pjesë për herë të parë në historinë e saj në Kupën e Botës, arriti të marrë një pikë të vlefshme ndaj njërit prej favoritëve kryesorë të turneut, Spanjës.
Spanja dominoi plotësisht takimin dhe gjatë 90 minutave ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj portës kundërshtare, por nuk arriti të thyejë murin mbrojtës të ekipit afrikan.Figura kryesore e ndeshjes ishte pa dyshim Vozinha.Portieri me përvojë, i cili aktivizohet te GD Chaves në Ligën e Dytë të Portugalisë dhe ka një vlerë tregu prej vetëm 50 mijë eurosh, zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme.
Vozinha realizoi plot shtatë pritje të pastra, duke ndalur yjet spanjollë dhe duke u bërë arkitekti kryesor i pikës historike të fituar nga Kepi i Gjelbër.Falë performancës së tij të shkëlqyer, ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes.
Përveç famës në fushë, ndeshja kundër Spanjës solli ndryshime të mëdha edhe jashtë saj.Para përballjes, Vozinha kishte rreth 56 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa pas paraqitjes heroike ndaj Spanjës numri i ndjekësve të tij u rrit në afro 1.8 milionë, duke e kthyer portierin veteran në një nga emrat më të komentuar të Kupës së Botës.