24 vjeçari nga Kosova tenton t’i korruptojë policët në Durrës me 10 euro

Policia shqiptare ka njoftuar se e kanë proceduar penalisht kosovarin 24 vjeçar me inicialet A.A, pasi i njejti dyshohet se ka tentuar të korruptojë policinë rrugore të Shqipërisë me 10 euro.

Kosovari 24 vjeçar ishte ndaluar nga policia pasi kishte përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit të tij.

“Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit.Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 24 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Kategoritë
LajmeVendi