‘22 komuna të pakënaqura me ndarjen buxhetore për 2024’

Sipas Institutit GAP, 21.9 milionë euro të ndara nga qeveria për investime të reja kapitale për vitin 2024, të destinuara për komunat, janë ndarë në mënyrë të pabarabartë. Në këtë kuptim GAP thotë se gjysma e këtij buxheti prej 13 milionë euro janë ndarë për katër komunat e udhëhequra nga LVV-ja, Gjilani, Kamenica, Podujeva dhe Shtimja. Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i LVV-së, shprehet i kënaqur me këtë ndarje buxhetore për vitin 2024.

“Normal jemi të kënaqur… buxheti jonë është rritur për rreth 1.1 milionë euro për investime kapitale… ne kemi pasur bashkëpunim me disa nga ministritë e linjës kemi prohjekte 1-2 vjeçare dhe disa vjeçare, investime konkrete deri më tani janë tregu i gjelbër”, tha Qemajl Aliu, kryetar në komunën e Shtimës.

Për ndarje jo të drejtë të buxhetit në komuna pati vërejtje edhe raporti i progresit i publikuar javë më parë nga Këshilli i Evropës. Asociacioni i komunave të Kosovës, thotë se 22 kryetarë komunash janë ankuar për ndarjet jo të drejtë buxhetore. Sipas tyre ministritë e linjës siç është ajo e shëndetësisë, arsimit, infrastrukturës dhe MAPL-ja, kanë vendosur kritere politike për të përfituar nga buxheti i qeverisë gjë që po shkakton vështirësi për komunat të cilat udhëhiqen nga partitë opozitare.

“Nuk është hera e parë që kryetarët e komunave aludojnë në këso dallime, shumica e kryetarëve që nuk vijnë nga LVV, ankohen… tash kemi rastin kur ndahen mbi 100 milionë euro nga ministritë e linjës ato i vendosin vet kriteret e veta pa konsulta me komuna dhe pastaj kryetarët e komunave aludojnë se po përdoren kritere politike… si zgjidhje duhet të ndahet granti i katërt në mënyrë që të mos ketë këso ankesa”, tha Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Kam parasyshë se mjete të pashfrytëzuara që ruheshin në banka ishin rreth 800 milionë euro në anën tjetër nevojat ishin shumë të mëdha për ti investuar ato që do të thotë se mjete ka pasë por nuk u shfyrtëzuan, ndërsa këto mjete shkaktojnë ngecje të shumëta kur dihet që jeta ekonomike zhvillohet në komuna, andaj është më se e nevojshme që kjo gjë të rregullohet”, tha Sadiku.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi