Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe Matt Hancock deklaroi sot se të paktën 60 qeveri lokale në Angli kishin regjistruar infeksione të koronavirusit të shkaktuara nga një lloj i ri i sëmundjes së rrezikshme.
Ai tha se “asgjë nuk sugjeron” që lloji i ri po shkakton forma më të rënda të sëmundjes ose se vaksina nuk do të jetë efektive edhe për këtë lloj, por para ligjvënësve në Dhomën e Poshtme shtoi se ka pasur rritje të mprehtë eksponenciale të rasteve të reja në Londër, Kent, pjesë të Essex dhe Hertfordshire javën e kaluar, raporton BBC.
“Ne nuk e dimë shkallën në të cilën rritja e shpejtë është rezultat i një lloji të ri të virusit, por sido që të jetë shkaku, duhet të ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare. Është absolutisht e nevojshme të kontrollohet kjo sëmundje vdekjeprurëse derisa të marrim vaksinën,” tha Hancock.