​Operacioni “Stuhia”, arrestohen shtatë persona

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për kontrabandim me armë.

Përmes aksionin të sotëm policor “Stuhia” u bë e ditur se janë bastisur disa lokacione në regjionin e Ferizajt, Gjilanit dhe Lipjanit.

Përmes një konference për medie, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari tha se ky grup kriminal ka qenë në vëzhgim që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Jashari: Shtatë të ndaluar në operacionin “Stuhia”

 

“Ky operacion i quajtur “Stuhia” është aplikuar në regjionin e komunës së Ferizajt, Gjilan, Prishtinë, Lipjan dhe komunës së Shtërpcës. Ky ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar me kontrabandim me armë. Nga ky operacion janë ndaluar shtatë persona”, tha ai.

Ndërsa, Arbneshë Ajvazi nga Policia e Kosovës bëri të ditur sekuestrimin e provave materiale të të dyshuarave.

Ajvazi: U konfiskuan një sasi armësh dhe municion

 

“Në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar granatahedhës dore tromblon tri copë, mbushës granatë-hedhës gjashtë, granata-hedhës dore një, armë gjashtë AK-47 dy, armë gjuetie një, armë të shkurta gjashtë përfshirë edhe 100 fishekë, armë të municionit të kalibrit shtatë, pesë arka të mëdha me fishekë, dy arka të vogla me fishekë, dy karikatorë të mbushur”, u shpreh ai.

Të dyshuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë në paraburgim.

Kategoritë
LajmeVendi