Klubi që sezonin e ardhshëm bën gra në Bundesliga 2, Holstein Kiel ka nënshkruar me talentin e mbrojtjes Leon Parduzin, i cili është pjesë e Kosovës U19.
Mbrojtësi i majtë 18-vjeçar vjen nga skuadra e Karlsruher SC U19 dhe nënshkruan një kontratë tre-vjeçare me klubin tjetër gjerman, Holstein Kiel, që këtë sezon garoi në Bundesliga, para fundit nuk arriti ta sigurojë qëndrimin në elitë.
Leon Parduzi u stërvit në ekipin e të rinjve të Karlsruher dhe luajti ndeshjen e tij të parë në Bundesligë U19 në moshën 16 vjeç.
Në qershor 2024, lojtari që luan me këmbë të majtë debutoi për Kosovën U19.
“Leon ofron shumë potencial futbollistik në pozicionin e tij, së bashku me vullnet dhe mentalitet absolut. Ai është një lojtar i talentuar me potencial për zhvillim. Qëllimi ynë është ta sjellim atë në nivelin tonë. Ai do ta forcojë ekipin U23 dhe gjithashtu do të jetë një lojtar sfidues për ekipin e të rriturve. Jemi të kënaqur që arritëm ta bindnim për të zgjedhur Holstein Kiel”, ka thënë drejtori sportiv Olaf Rebbe.
Parduzi ka folur për transferimin, duke treguar edhe se si u bind që të bahkohet me Holstein Kiel.“Transferimi këtu në Holstein Kiel është një sfidë e madhe për mua. Në diskutimet e mia me drejtuesit, menjëherë ndjeva besimin e tyre dhe u binda se Kieli ishte zgjedhja e duhur për zhvillimin tim të mëtejshëm. Kushtet për mua si lojtar i ri dhe, mbi të gjitha, perspektivat sportive më bindën plotësisht”, deklaroi ai.