Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse u kanë mbetur edhe 54 orë afat për të dorëzuar raportin lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Kurti ka kërkuar që raporti të sqarojë rastin deri në fund, duke identifikuar dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional.
“Të sjellin raportin për ta ndriçuar këtë rast deri në fund dhe të tregojnë se ku kanë dështuar secila prej hallkave të zinxhirit institucional, por edhe çfarë po ndodh me të gjitha rastet e ngjashme”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se në Kosovë ka shumë raste kur gratë që janë viktima të dhunës vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga personat që i kanë kërcënuar.
“Sepse ju e dini që ka shumë raste anëmbanë Kosovës , ku gratë e caktuara që janë viktima të dhunës vazhdojnë të jenë nën rrezikut e kërcënuesve të vjetër e të rinj”, ka thënë Kurti
Deklarata e Kurtit vjen në kohën kur kërkohet zbardhja e plotë e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt dhe sqarimi i përgjegjësive institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.
