Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh edhe kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Mytaher Haskuka zyrtarizoi koaliconin me partinë turke KDTP në Prizren
Sot në një takim në mes të ministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike Turke (KDTP) Fikrim Damka dhe kryetarit aktual Mytaher Haskuka është nënshkruar marrëveshja e koalicionit .
Haskuka duke falenderuar këtë parti ka thënë se mbështetja e qytetarëve po rritet dita ditës dhe kjo do të vërtetohet me 14 tetor.
Kurse kryetari i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka i ka ftuar të gjithë qytetarët dhe votuesit e kësaj partie që me 14 tetor të votojnë Haskukën për kryetar komune