Zidane pritet të marrë pagë të “çmendur” te Franca

Zidane pritet të marrë pagë të “çmendur” te Franca

Zinedine Zidane pritet të përfitojë një pagë më të lartë se kufiri aktual i vendosur nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) për trajnerin e kombëtares.

Sipas raportimeve, paga mujore e Zidane nëse merr drejtimin e Les Bleus do të tejkalojë limitin prej 450 mijë eurosh në muaj, i cili aktualisht konsiderohet si tavani maksimal i pagës për përzgjedhësin e Francës.

Për ta bërë të mundur marrëveshjen me ish-trajnerin e Real Madridit, FFF pritet të miratojë një përjashtim të veçantë financiar, duke marrë parasysh statusin, sukseset dhe rëndësinë e Zidane në futbollin francez.

Zidane shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Francës pas përfundimit të ciklit të Didier Deschampsit, i cili ka udhëhequr kombëtaren që nga viti 2012 dhe ka fituar Kupën e Botës në vitin 2018.

Emërimi i “Zizou” në stolin e Francës do të ishte një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e kombëtares franceze.

Kategoritë
Sport