Zgjedhjet lokale në Türkiye: 85-vjeçari i palëvizshëm Ali Mizrak ka kryer obligimin e tij qytetar

85-vjeçari i palëvizshëm Ali Mizrak ka kryer obligimin e tij qytetar dhe ka votuar në zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Türkiye, raporton Anadolu.

Aliu dhe gruaja e tij Gulsevim Eskicit, e cila është një vit më e re dhe përdor një karrocë, shkuan nga shtëpia në qendrën e votimit në Kırklareli me një ambulancë.

Për këtë është kujdesur ekipi mobil i Drejtorisë për Shëndetësi, që sot viziton qytetarët e palëvizshëm dhe të sëmurë dhe u mundëson të votojnë.

Ali Mizrak falënderoi të gjithë ata që ia mundësuan të vinte në qendrën e votimit dhe të votonte.

“Jam i lumtur dhe Zoti e ruajtë vendin tonë. Dëshiroj të falënderoj presidentin tonë dhe ministrin e shëndetësisë”, tha Mizrak para se të largohej nga qendra e votimit.

Sot në Türkiye mbahen zgjedhjet lokale, ku mbi 61 milionë votues të regjistruar do të zgjedhin përfaqësuesit local për një mandat pesëvjeçar.

Kategoritë
BotaLajme