“Zgjedhjet e brendshme”, nisin të mblidhen nga PDK-ja

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka thirrur mbledhje të shtunën. Aty, zyrtarë dhe deputetë të ndryshëm pritet të marrin vendime të rëndësishme për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Burime brenda PDK-së bëjnë të ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së ta mbështesë kryetarin Memli Krasniqi, Kryesinë e partisë, Grupin Parlamentar dhe strukturat tjera në krijimin dhe ofrimin e alternativës më të mirë qeverisëse për Kosovën.

Gjithashtu do të diskutohet rreth aktualitetit politik, me theks të veçantë për Draft Statutin Themelues të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi