Zelensky thotë se mund të mos kandidojë për president pas përfundimit të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i përgatitur të mos kërkojë një mandat tjetër presidencial, pasi lufta ruso-ukrainase të përfundojë.

Një intervistues për Axios, Zelensky është pyetur nëse synon të mbetet president në kohë paqeje, apo nëse do të thoshte: “I shërbeva vendit tim në momentin e tij më të vështirë në histori dhe tani po jap dorëheqjen”

Nëse e përfundojmë luftën me rusët, po, jam gati të mos kandidoj në zgjedhjet presidenciale, sepse nuk është qëllimi im. Doja shumë që në një periudhë shumë të vështirë, të isha me vendin tim, të ndihmoja vendin tim. Po. Kjo është ajo që kam dashur, gjithmonë. Qëllimi im është të përfundoj luftën”, shtoi presidenti ukrainas.

Një sondazh nga organizata e sondazheve Rating e kryer më 21-23 gusht 2025, tregoi se niveli i besimit tek Valerii Zaluzhnyi, ish-komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, është më i lartë se tek presidenti Volodymyr Zelensky, por në zgjedhjet presidenciale, rreth 35% e të anketuarve do të votonin për Zelensky dhe rreth 25% për Zaluzhnyi.

Raportet e medias kanë treguar vazhdimisht se Zyra e Presidentit të Ukrainës po përgatitet për zgjedhje. Janë përmendur data të ndryshme. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme