Zelensky mori telefonatën e Macron-it gjatë konferencës për shtyp: Biseda zgjati vetëm disa sekonda

Gjatë një konference për shtyp, presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ra telefoni – dhe doli se ishte një telefonatë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Zelensky bisedoi shumë shkurt me homologun francez, duke i thënë në disa fjali se do ta telefononte më vonë “për 15 ose 20 minuta”, pasi ishte në një konferencë me gazetarë.

“Na fal Emmanuel, jam duke folur me disa gazetarë. A mund të të telefonoj për 15-20 minuta? Po, të lutem, faleminderit, Emmanuel. OK, super. Tung,” tha Zelensky para se të mbyllte telefonin.

Më pas, duke marrë një ton më formal, u tha gazetarëve që po prisnin:

“Ishte presidenti Macron. Flasim mesatarisht një herë në ditë, ai ndihmon shumë. Do ta telefonoj pas përfundimit të bisedës sonë,” shtoi ai.

Macron, në fakt, ka mbetur një nga aleatët më të afërt të Zelenskyt gjatë luftës trevjeçare, ndërsa Franca dhe Britania kanë marrë rol udhëheqës në përpjekjet evropiane për të siguruar një zgjidhje paqësore për Ukrainën pas përfundimit të konfliktit.

Kategoritë
BotaLajme