Zelensky dhe Putin ‘nuk janë ende gati’ për takim, thotë Erdogan

Udhëheqësi i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se ka folur si me Vladimir Putinin ashtu edhe me Volodymyr Zelensky dhe sipas tij të dy burrat “nuk janë ende gati” për një takim.

Erdogan tha se diskutoi dje në Pekin për mënyrat për t’i dhënë fund luftës së Putinit, dhe kishte folur me Zelensky në telefon, transmeton Telegrafi.

Turqia, tha ai, favorizon “ngritjen graduale të nivelit të negociatave”, për t’i shndërruar shpresat për paqe në rezultate konkrete.

Komentet e tij hedhin ujë të ftohtë mbi mundësinë e një takimi midis udhëheqësve, i cili ishte propozuar pas takimit të Putinit me Donald Trump në Alaska.

Turqia është cilësuar si një nga vendet e mundshme për bisedime dypalëshe midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme