“Nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar presidenti serb, Vuçiq pas seancës urgjente të Qeverisë së Serbisë lidhur me situatën në Kosovë
Qeveria e Serbisë sot ka mbajtur seancë urgjente për situatën në Kosovë, ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili falënderoi Qeverinë për ftesën në seancë dhe për atë që i është dhënë mundësia të informojë për situatën në të cilën ndodhet Serbia, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Në seancë përveç ministrave morën pjesë edhe drejtorë të kompanive publike.
Seancës i parapriu një takim pesë-orësh i Vuçiqit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, i cili u mbajt të premten pasdite.
Lajçak ka shkruar sot në Twitter se biseda me Vuçiqin ka qenë “e vështirë dhe e gjatë, por korrekte”.
“Unë llogaris në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë. Dhuna duhet të shmanget”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak shtoi se është rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë dialogut të Brukselit duhet të zbatohen plotësisht.