Vuçiç festoi hapjen e segmentit të autostradës me këngë çetnike, “trombëtarët” i shpërbleu me 2.000 dinarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mori pjesë të martën në festën në Požega, me rastin e hapjes së segmentit të ri të autostradës Pakovraçe–Požega, në organizim të tabloidit proqeveritar Informer. Festimi me trombëtarë, këngë dhe shkëmbim valutash nxiti reagime të shumta – jo vetëm për cilësinë e diskutueshme të autostradës, por edhe për përmbajtjen e këngëve të performuara gjatë ngjarjes.

Segmenti i autostradës u inaugurua pavarësisht se, sipas burimeve nga rrjetet profesionale, inxhinierët dhe shërbimet përkatëse refuzuan të nënshkruanin lejen e përdorimit për shkak të mangësive serioze të sigurisë, veçanërisht në tunele. Gjatë ceremonisë, pranë vendit qëndronin patrulla policie, ekipe zjarrfikësish dhe shërbime të urgjencës, gjë që shton shqetësimet mbi rrezikun e këtij segmenti. Ndërkohë banorët e qytetit të Çaçak-ut mbetën pa një mjek në spitalin lokal, për shkak të angazhimit të shërbimeve mjekësore në këtë ngjarje.

Në festë ishin të pranishëm edhe Miloş Vuçeviç, lider i Partisë Progresive Serbe dhe këshilltar i Vučićit, si dhe drejtori i policisë, Dragan Vasiljeviç. Momenti kryesor ishte kur Vuçiç u përpoq t’u dhuronte trombëtarëve një shportë me një bankënotë 2.000 dinarë, të cilën ua ofroi me vështirësi dhe pa elegancë. E gjithë skena shkaktoi siklet edhe tek vetë Vučić, gjë që duket qartë në shprehjen e tij, dhe është kapur në një video që qarkullon në rrjetet sociale.

Vëmendje të veçantë mori edhe kënga që dëgjohej atje – “Morem plovi jedna mala barka”, e kënduar me mbështetjen e audiencës. Bëhet fjalë për një këngë të Bajë Mali Knindzhës, i njohur për këngët nacionaliste, të cilat lavdërojnë hapur lëvizjen çetnike dhe kriminelin e luftës së Dytë Botërore, Draža Mihailoviçin. Pjesë e tekstit është:

“Posla majka, sina da potraži,
pa se javi Đeneralu Draži…”

Kategoritë
LajmeRajoni