Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se majori Shahar Netanel Bozaglo (27), një komandant nga Batalioni i 77-të “Saar Magolan”, u vra në përleshjet në veri të Rripit të Gazës
Një ushtar izraelit është vrarë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet dhe bllokadën intensive, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se majori Shahar Netanel Bozaglo (27), një komandant nga Batalioni i 77-të “Saar Magolan”, u vra në përleshjet në veri të Rripit të Gazës.
Kjo e çon numrin e ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori 2023, emrat e të cilëve janë lejuar të publikohen, në 911. Numri i ushtarëve të shpallur të vrarë në Gaza që kur Izraeli nisi ofensivën e tij tokësore më 27 tetor 2023, është 465.
Në lajmet e mediave izraelite thuhet se Bozaglo u plagos dhe vdiq në spital pas shënjestrimit të një tanku nga Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit në Gaza, ku Izraeli nisi ofensivën e tij tokësore.