Sot kanë nisur bllokadat totale të qyteteve serbe pas thirrjeve që kanë bërë studentët, të cilët po protestojnë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në mesin e shumë protestave ka edhe aksidente të cilat po kërcënojnë jetë e qytetarëve.
jë automjet zyrtar i spitalit “Atlas” ka thyer sot njërën nga bllokadat në Beograd, duke përplasur me veturë disa qytetarë.
Spitali njoftoi se shoferi nga videoja është pushuar nga puna dhe se në momentin e incidentit ka qenë jashtë orarit të punës.
Ky rast është një shembull i qartë sesi protestat po ndikojnë edhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

Demonstruesit po kërkojnë zgjedhje, llogaridhënie dhe fund të korrupsionit, ndërsa shteti po përgjigjet me masa që kritikët i shohin si represione. /Telegrafi/