Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Von der Leyen, gjatë fjalimit të saj për gjendjen e Unionit në Parlamentin Evropian, bëri thirrje për arritjen e ribashkimit të ardhshëm të Evropës.

“Kur flasim për pavarësi, flasim për zgjedhjen e fatit tonë. Kjo është ajo për të cilën po lufton Ukraina. Dhe kjo është ajo që meritojnë të gjithë evropianët. Sepse Evropa është një ide – ideja e lirisë dhe forcës së ndërsjellë. Ishte ideja që e shtyu brezin pas vitit 1989, kur Lindja dhe Perëndimi u bashkuan. Është po aq e fuqishme tani sa ishte atëherë. Kjo është arsyeja pse po i afrojmë shtetet e ardhshme anëtare me Unionin tonë. Ne duhet të vazhdojmë ritmin e këtij procesi të bazuar në meritë”, tha Von der Leyen.

“Një Union më i madh dhe më i fortë është garanci sigurie për të gjithë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë është në BE”, shtoi ajo.

Kategoritë
BotaLajme